Pavarësisht 500 milionë eurove hua të siguruara nga Nju Jorku, sërish telashet në “Kamp Nou” nuk marrin fund lehtë. Klubi katalanas është i detyruar t’i vendosë kryq transferimit të mundshëm dhe shumë të dëshiruar të Erling Halandit, për shkak se kostoja financiare është përtej mundësive të momentit. Natyrisht, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare, por mediat raportojnë se presidentit Laporta i është thënë që me gjendjen e tanishme të thesarit, mund të përballohet vetëm operacioni për rinovimin e Lionel Mesit, ndoshta edhe ky me ndonjë zbritje në rrogë. Për të kënaqur kapitenin, Laporta do të jetë i detyruar të bërë blerje dhe flitet për Kun Agueron, i cili nuk do të kushtonte asnjë euro si karton sepse përfundon kontratën me Sitin, ndonëse Mesi do të kërkonte edhe ndonjë përforcim tjetër. Ndërkaq, Halandi me shumë gjasë do të vazhdonte edhe një vit në Dortmund, pasi skuadra gjermane siguroi Championsin.
Sfidanti.al