Real Madrid, për median spanjolle, Allegri është favorit

Gara për pankinën e Realit të Madridit po bëhet gjithnjë e më frenetike.Cdo ditë dalin detaje të reja që sigurisht do të sjellin ndryshimin e madh. Florentino Perez nuk e ka me ngut dhe ka marrë kohën e duhur për të vendosur. Lista e kandidatëve tashmë është reduktuar ndjeshëm

Sipas të përditshmes AS, zgjedhja e Realit të Madridit është mes Massimiliano Allegrit dhe Raul, por ish trajneri i Juventusit ësghtë favorit për shkak të eksperiencës së tij në pankinën bardhezi, për titujt e fitua dhe për finalet e Ligës së Kampioneve që ka arritur edhe pse i ka humbur.

Dy vjet pas largimit nga skena e futbollit të rëndësishëm, Allegri është me të vërtetë gati për të rihyrë në lojë. Në Itali e kërkon edhe De Laurentiis, që prej kohësh nuk ka raporte të mira me Gattuson dhe tani po pret vetëm ditën e fundit të t’i ndërprerë përfundimisht ato. Për Allegrin, në Madrid është gati një kontratë 2 vjecare dhe mundësia për t’u rikthyer pas viteve që kaloi te Juventusi

Për të bërë njoftimin zyrtar është ende shpejt, pasi është  finalja shpërthyese e kampionatit spanjoll ku do të jepen të gjitha verdiktet. Më pas do të mbyllet gjithcka dhe pas Ancelottit, duket se një tjetër trajner italian do të ulet në pankinën prestigjioze të Realit të Madridit.

Sfidanti.al