Paguan sheiku Mansour. Pronari i Manchester City vendosi t’u bëjë një dhuratë tifozëve që do të shkojnë në Porto për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve kundër Chelsea që do të luhet në 29 maj. Do të jetë pikërisht ai që do të mbulojë kostot e fluturimit dhe transfertës në Portugali.
‘Mijëra tifozë të Manchester City do të përfitojnë nga nisma për të lehtësuar presionin ekonomik mbi tifozët që kanë përballuar e po përballojnë situata të komplikura për shkak të impaktit të Covid 19-lexohet në një komunikatë të klubit-të ndërgjegjshëm se pandemia ka goditur të gjithë tifozët e Manchester City dhe ka sjellë edhe një rritje të kostos së udhëtimit sheiku Mansour u përpoq që të heqë pengesën financiare më domëthënëse për tifozët e pranishëm në finale. Kostot e fryra të Covid të kombinuara me testet e nevojshme, port ë kushtueshme PCR, do të bënin udhëtimin drejt finales të papërballueshme pë rata tifozë që patën fatin të zgjidhen me short për një biletë. Pep dhe skuadra përjetuan një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja në finalen e Ligës së Kampioneve pas një viti shumë impenjativ përfaqëson një moment vërtet historik për klubin. Kështu që është e rëndësishme që numri më i lartë i mundshëm i tifozëve të kenë mundësinë që të ndjekin këtë ndeshje të vecantë. Sidomos ata që e mbështetën Manchester City në momentet e mira dhe të vështira për kaq shumë vjet’.
Sfidanti.al