Mançester Siti është favorit për të marrë Harri Kejnin!

Totenhemi reagoi ashpër pasi kërkesa e sulmuesit kryesor u bë publike, veçse kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Presidenti Daniel Levi e ka thuajse të pamundur të pengojë yllin më të madh të ekipit që të largohet, edhe pse e ka nën kontratë për një periudhë të gjatë kohe. Në Angli thonë se favorit për të marrë kapitenin e Anglisë është Mançester Siti i Guardiolës, që mund të paguajë një shifër të madhe për kartonin. Totenhemi thuhet se kërkon 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 176 milionë euro. Guardiola vlerëson sidomos faktin se Harri Kejn e njeh shumë mirë Premier Ligën, dhe nuk do të ketë nevojë për përshtatje, gjë që do ta bëjë të japë maksimumin dhe shumë shpejt madje. Nëse transferimi realizohet, Siti do të ishte favorit për titullin sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al