Nadal pushton Italinë, mund Djokovic në setin e tretë, ngre trofeun e 10 Masters të Romës

Rafael Nadal pushton Romën. Tenisti spanjoll është fituesi i turneut Masters të Romës, një eveniment që e bën të tijin për të 10 herë në karrierë duke u konfirmuar si mbreti i fushave me dhe të kuq. Nadal, mundi në finale numrin 1 të renditjes botërore Novak Djokovic me rezultatin 2-1 në një ndeshje shumë të  bukur pas rreth 3 orësh lojë duke detyruar serbin që të abdikojë nga froni i kampionit të turneut.

Nadal, që regjistroi fitoren e 5 radhazi në ndeshjet direkte me Djokovic dhe të 28 në total në 57 përballje me të, e coi në 36 numrin e titujve në Turnetë Masters duke barazuar në këtë mënyrë pikërisht Djokovic. Në setin e parë, numri 1 i botës u duk se kishte sfidën në kontroll teksa fitoi një game me shërbimin e Nadal, por spanjolli u kundërpërgjigj duke bërë që situata të vendoset në ekuilibër deri në rezultatin 5-5. Më pas Nadal fitoi dy gamet e fundit të këtij seti për ta mbyllur atë 7-5.

Në setin e dytë, spanjolli kishte mundësi që ta godiste akoma më rëndë Djokovic pasi kishte mundësinë që të fitonte game e dytë me shërbimet e serbit, pasi kishte fituar të parin me shërbimet e tij, por Djokovic e mblodhi veten dhe e dominoi këtë fraksion të dytë duke e fituar 6-1 për të cuar ndeshjen në setin final. Këtu Rafael nadal gaboi më pak se rivali I tij dhe fitoi game e 6 me shërbimet e Djokovic për të marrë kryesimin në 4-2 për të mbyllur më pas krejt setin 6-3 dhe ndeshjen 2-1 duke ngritur edhe trofeun e Turneut Masters të Romës

Sfidanti.al