Mauro Icardi ka mbetur i zhgënjyer nga eksperienca e tij te Paris Saint Germaini dhe kërkon të ndërrojë skuadër. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘L’Equipe’ sipas së cilës, sulmuesi argjentinas ua ka komunikuar këtë dëshirë të tij drejtuesve të skuadrës transalpine, ndërkohë që agjentët e tij kanë nisur punën për gjetjen e një destinacioni të ri për të.
I transferuar te Paris Saint Germain në verën e vitit 2019 në formë huazumi me të drejtë blerje nga Interi, kartoni i Icardit u ble nga klubi parizien verën e kaluar për 55 milionë Euro. Pas një periudhe të parë pozitive, rendimenti i Icardit pësoi rënie për shkak edhe të problemeve fizike. Këtë sezon, icardi tashmë 28 vjecar dhe me një kontratë deri në vitin 2024, ka gjetur shumë pak hapësira në skuadër. Por për të lejuar futbollistin që të largohet, Paris Saint Germain pret një ofertë bindëse nga klubi që do të dëshirojë shërbimin e Icardit.
Sfidanti.al