Në hartën e Europës, pavarësisht se nuk ua pëlqen t’ua thonë, ato nuk janë. Skuadra e femrave të Barcelonës sot për sot është vetëm superfuqi në Spanjë, por historia mund të ndryshojë, madje që sonte duke nisur nga ora 21:00. Katalanaset, kampione të Spanjës, do të luajnë sot finalen e Championsit ndaj Çelsit të Londrës, dy ekipe që nuk bëjnë pjesë në elitën kontinentale. Për hir të së vërtetës, “blaugranat” kanë qenë në finale edhe në 2019, nga ku dolën të mundura, ndërsa “gocat blu” londineze nuk i kanë provuar kurrë këto lartësi.
Sidoqoftë, ekipe legjende si Lioni, Frankfurti, Umea, Volfsburgu apo Potsdami janë lënë pas. Barça është kampione e Spanjës duke fituar të 26 ndeshjet e luajtura, e duke shënuar 128 gola, ndërsa duhen edhe 8 javë deri në përfundim. Në La Ligën femërore nuk pati aspak konkurrencë, ndryshe nga Superliga e femrave në Angli, ku gjithsesi Çelsi doli fitues. Katalanaset zgjodhën një mënyrë tjetër për të festuar triumfin, duke u hedhur që të gjitha në një pishinë pranë detit në qytetin e tyre të dashur. Tashmë, ato janë gati që prej pishinës të dalin në fushën e stadiumit të Goteborgut.
Sfidanti.al