Pep Guardiola shpreh adhurimin e tij për Jurgen Klopin

Edhe një nga trajnerët më të mëdhenj të botës ka nevojë të mësojë, dhe padyshim që mund të mësojë nga kolegët. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Pep Guardiolës, padyshim trajnerit më të lavdishëm në qarkullim sot për sot, i cili shpreh admirimin e tij për Jurgen Klopin, por edhe për Karlo Ançelotin. Duke folur pas fitores së titullit nga Mançester Siti, katalanasi gjeti rastin për të shprehur vlerësimin e tij për gjermanin.

“Unë e vlerësoj shumë atë, – tha Pepi, – edhe Karlo Ançeloti e vlerësonte, ndërsa unë i admiroj që të dy. Ata më kanë dërguar mesazhe urimi për titullin kampion, të cilëve nuk u jap përgjigjur dot, por do ta bëj shumë shpejt. Klopi ishte një frymëzim për mua, nëpërmjet skuadrave të tij, Dortmund e Liverpul, ai më ka bërë që të mendoj më thellë për futbollin, dhe të bëhem trajner më i mirë”. Klop mund të jetë trajneri i vetëm që ka bilanc pozitiv me Guardiolën, ndërsa sezonin e kaluar dominoi Premier Ligën me Liverpulin e tij. Pep u përgjigj këtë sezon me Sitin.

Sfidanti.al