“Rrënoja” e mbrojtjes së Realit këtë sezon: 100 ndeshje mungesa!

Katër lojtarët titullarë të “merengesve” në repartin e prapëm janë Sergio Ramos e Rafael Varan në qendër, si dhe Karvahal e Mendi në krahë. Këta katër “shtylla” të mbrojtjes për Realin e Madridit kanë qenë të dëmtuara rëndë gjatë edicionit dhe kanë munguar në shumë ndeshje. Sipas llogarive të bëra në Spanjë, të katër së bashku kanë humbur 96 ndeshje në La Liga, pra gati 100. Kjo do të thotë se në secilën ndeshje kanë qenë mangut 3 prej tyre, ndërsa një statistikë tjetër është që katërshja ka nisur vetëm 7 ndeshje të kampionatit si titullare (nga 35 gjithsej). Imagjinohet qartë se çfarë i është dashur të heqë trajnerit Zinedin Zidan, ndonëse më keq se ai ka qenë Jurgen Klop i Liverpulit, i cili nuk i ka pasur për fare tre lojtarët e qendrës së mbrojtjes Van Dajk, Matip e Gomez.

Sfidanti.al