Një gol të rëndësishëm e shënoi Enriko Papa në Superligën e Rumanisë duke i dhënë fitoren ekipit të tij, Botoshani. Suksesi ishte 3-2 në një ndeshje të ashpër me 3 kartonë të kuq në fushën e Universitateas së Krajovës, dhe Papa u bë vendimtar. Ai hyri në fushë në minutën e 76-të dhe nuk iu desh shumë kohë për të shënuar, pikërisht në minutën e 87-të. Botoshani është në vendin e pestë në fazën e plej ofit për titull. Lajmi i keq ishte dëmtimi i Realdo Filit po gjatë kësaj sfide. Fili hyri në fushë në minutën e 21-të, dhe doli në fund të pjesës së parë pasi nuk mundi të vazhdonte, ndërsa ka qenë shumë i mirë këtë edicioni të Superligës së Rumanisë duke shënuar 7 gola, e duke zgjuar interesimin e klubeve më të pasur si Steaua, Dinamo Bukuresht apo Kluzhit.
Enea Mihaj ishte gjithashtu i rëndësishëm në Greqi. Mbrojtësi i kombëtares shërbeu asist për PAOK-un në fitoren 2-0 ndaj Arisit. Në 86’ hyri në fushë dhe asistoi golin e dytë në derbin e Superligës së Greqisë.
Sfidanti.al