Super League, klubet nuk iu tremben sanksioneve të UEFA, vendimtar një urdhër gjykate në Madrid

Beteja mes Super League dhe UEFA premton shkëndija në aspektin ligjor. Nga burime pranë Nionit doli lajmi për një përjashtim të mundshëm nga kompeticionet e UEFA për 1 apo 2 vjet të klubeve që nuk do të ndërmarrin hapa për ta dalë nga kompeticioni I ti, por sipas asaj që mësohet nga klubet e përfshirë, rreziku është I ulët pasi ekziston vendimi i  një gjykate në Madrid që e pengon një sanksion të tillë

Nëse UEFA i drejtohet nenit 51 të Statutit sipas të cilit ndalohen aleancat mes klubeve pa miratimin e organizmit më të lartë të futbollit evropian, Super League citon një urdhër  të Gjykatës Komerciale Nr.17 të Madridit që ndalon FIFA. UEFA dhe ligat kombëtare që të ndërmarrin masa që ndalojnë, kufizojnë apo kushtëzojnë në cdo lloj mënyre, direkte apo indirekte Super League duke pohuar se UEFA do të shkonte kundër konkurrencës së lirë në Bashkimin Evropian

Gjykatës dhe avokatë në Komitetet Disiplinore të UEFA nuk mund të injorojnë një urdhër gjykate sepse do të ndëshkoheshin me sanksione të ashpra edhe në Zvicër, ku ka një traktat sipas të cilit duhet të respektohet cdo urdhër që vjen nga Gjykata e Madridit

Sfidanti.al