Të gjithë e duan Sergio Agueron, edhe Carlo Ancelotti

Vijon gara për Sergio Agueron. Sulmuesi argjentinas po jeton javët e tij të fundit te Manchester City nga i cili do të largohet në fund të sezonit. Barcelona është skuadra në pozitat më të mira për të siguruar shërbimin e sulmuesit argjentinas, por edhe në Angli, konkurrenca për Agueron është e fortë.  32 vjecari largohet me parametra zero kështu që rritet dhe numri i pretendentëve për ta marrë atë.

I fundit që i shtohet kësaj liste është Everton, një lajm që bëhet i ditur nga Daily Star. Tabloidi britanik thekson se Carlo Ancelotti e do Agueron për të rritur akoma më shumë cilësinë e skuadrës teksa tenton ta bindë atë për një aplikimin e një loje të bukur e sidomis me një propozim ekonomik të rëndësishëm.

Aguero ka një pagë prej 275 mijë Euro në javë te Manchester City, Everton nuk është në gjendje t’i garantojë këtë shifër, por mendon t’ia plotësonë me shpërblime. Përvec Evertonit, në Angli skuadrat e interesuara për Agueron janë edhe Tottenham, Chelsea dhe Leeds. Te Barcelona, Aguero shihet si një mundësi shumë e mirë për të lehtësuar rinovimin e kontratës me Messin duke parë dhe miqësinë që lidh të dy argjentinasit.

Sfidanti.al