Heronjtë e “Tripletës” pas Kontes: Inter, ke hyrë në histori

Fillimisht ishte Roberto Mançini që fitoi disa tituj, por që e pati më të lehtë sepse Juventusi ishte “zhytur” nga “kalçopoli” dhe Milani ishte goditur. Më pas erdhi Zhoze Murinjo që ia doli të fitonte gjithçka, Serinë A, Championsin dhe Kupën e Italisë në 2010, ndërsa tani është “banda” e Antonio Kontes. Sërish një titull për Interin, sërish një sukses për drejtuesin e lartë Oriali, që në Itali e quajnë “mrekullia e 8-të”. Vetë Konte deklaroi se me fitoren e titullit ekipi hyn në histori, dhe këtë gjë thonë edhe heronjtë e “Tripletës” së vitit 2010. Zhulio Sezar, Stankoviç, Milito, Pandev e shumë të tjerë i bënë urimin kampionëve të rinj të Italisë.

Sfidanti.al