Çmimi i kartonit të anglezit ka rënë në 90 milionë euro, nga niveli prej mbi 125 milionë eurosh që bëri Mançester Junajtidin që të dorëzohej. Ky është vendimi i Borusias së Dortmundit për të ardhmen e Xhejdën Sanços, futbollistin që e mbajtën edhe një sezon dhe që nuk dha dot maksimumin, ndërsa për Erling Halandin për momentin nuk do të ketë lëshime. Drejtuesit gjermanë theksuan se patën një marrëveshje “kalorësish” apo “xhentëlmenësh” me anglezin që verën e kaluar, dhe me çmimin 90 milionë, Mançester Junajtidi apo Liverpuli mund të jenë të interesuar. Përsa i përket Halandit, Dortmundi nuk dëshiron që ta humbasë, por vetë futbollisti dëshiron të largohet, veçse çmimi i kartonit mbetet 150 milionë euro.
Sfidanti.al