Lionel Mesi vendosi t’i ftonte darkë shokët e skuadrës për të bërë betimin. Ka edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit spanjoll dhe ka ardhur momenti vendimtar. Barcelona i ka shanset për të fituar titullin, ndonëse me fitoret e saj mund t’i hapë rrugën rivalit më “vdekësor”, Realit të Madridit. Gjithashtu, Mesi kërkoi një “besa-besë” dhe e mori, ndonëse takimin në shtëpi me skuadrën do të kishte qenë më mirë ta kishte bërë përpara ndeshjes së humbur në “Kamp Nou” ndaj Granadës. Katër fitore të Barcelonës dhe katër të Realit do të thotë titull për “merengesit” e Zidanit, por presidenti Zhoan Laporta mendon ndryshe. “Nëse i fitojmë të 5 ndeshjet që mbeten, ne do të jemi kampion”, – tha ai në përfundim të sfidës ndaj Valencias (fituar 3-2). Në të vërtetë kanë mbetur 4, dhe Laporta “e ndreqi shënjestrën” me t’u kthyer në Katalonjë. Presidenti i kujton skuadrës titullin që fitoi ekipi i Johan Krujfit në javën e fundit të sezonit 1991-1992 kur Reali i Madridit u mund në fushën e Tenerifes.
(Në foto, Pike duke shkuar në shtëpinë e Mesit)
Sfidanti.al