Moto GP, Dukati triumfon në Spanjë, Markez shpëton “gjallë” pas rrëzimeve!

Dy pilotë të Dukatit dolën të parët në Çmimin e Madh të Spanjës në Herez për Moto GP. Gara e shkëlqyer e motoçiklizmit përfundoi pa drama, pas problemeve me përplasjet që ndodhën të shtunën e të dielës, ndërsa në vend të parë doli Xhek Miler dhe pas tij Françesko Banjaia. Ky i fundit është edhe lideri i Botërorit me 66 pikë ndaj 64 të francezit Fabio Kuartararo, i cili pati probleme në motorin e tij Honda. Ish-kampioni i botës, Mark Markez përfundoi në vendin e 9-të, 11 sekonda prapa fituesit, por duhet konsideruar një rezultat i mirë duke pasur parasysh se çfarë vuajti këtë fundjavë. Dy rrëzime nuk janë gjë e vogël, sidomos ai i së shtunës për të cilin u vizitua me urgjencë në spital. Pas garës në Herez kuptohet se nuk është ende sezoni i kampionit të mëparshëm të botës, pasi Markez ka vetëm 16 pikë, duke qenë se ka marrë pjesë vetëm në dy garat e fundit duke fituar përkatësisht 9 e 7 pikë.

Sfidanti.al