Sulmuesi i kombëtares shqiptare është njeriu i dytë më i suksesshëm ndër kuqezinjtë që luajnë në Europë, ndërsa ndihmoi Viteshen që të arrinte një tjetër fitore në Superligën e Holandës. Futbollisti 19-vjeçar shënoi për 1-0 në minutën e 27-të ndaj Zvoles në ndeshjen që përfundoi 2-1. Tashmë, ai ka 10 rrjeta në 27 ndeshje në Eredivisie, si dhe dy asiste, ndërsa nga shqiptarët e kalon vetëm Myrto Uzuni që ka shënuar 12 gola në Hungari për Ferencvaroshin. Viteshe është në vendin e katërt në kampionat, në garë për kualifikim në Europë, ndërsa Broja do të shikohet se çfarë do të bëjë në verë, do të kthehet tek Çelsi, të mbetet tek Viteshe edhe për një vit, apo të gjejë një ekip tjetër.
Sfidanti.al