Ljuis Hamilton, sa e vështirë të realizon 100 “pole position”!

U detyrua të pranonte humbjen ndonëse jo ndaj rivalit kryesor të sezonit, por kundër shokut të skuadrës. Ljuis Hamilton doli në vend të dytë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Portugalisë, që u fituan nga Valteri Botas. Piloti i Mercedesit dha kohën 1’18”348 duke kaluar kampionin e botës me vetëm 7 të mijtat. Me të vërtetë një “pole position” arritur me “fotofinisht”. Maks Verstapen me Red Bullin doli në vend të tretë me 338 të mijtat më shumë sesa Botasi. Të katër vendet e para u zunë nga makinat kryesore, pasi në vend të katërt doli Sergio Perez me Red Bull, e pas tij Karlos Sainz i Ferrarit, Esteban Okon me Alpin, Lando Norris me Meklaren dhe Sharl Lëklerk me Ferrari. Hamiltoni luftoi për “pole positionin” e 100-të në karrierë, por sërish nuk ia doli, ndonëse është prej kohësh rekordmen i botës në këtë element në Formula 1.

Sfidanti.al