Superliga, Skënderbeu dhe Apolonia fitojnë dhe ndezin garën për mbijetesën!

Skënderbeu dhe Apolonia arritën fitore të rëndësishme për mbijetesën në javën e 30-të të Superligës. Skuadra korçare ia doli me përmbysje ndaj Bylisit duke triumfuar me shifrat 2-1. Në stadiumin e Korçës rezultati u vendos në pjesën e parë me golat e shënuar nga Vangjeli e Berisha në minutat 42 e 44’. Apolonia fitoi me të njëjtat shifra në Fier ndaj Kastriotit duke shënuar 2 gola që në pjesën e parë me anë të Gjatës.  Pas këtyre rezultateve, Skënderbeu u ngjit në 26 pikë ndaj 29 të Bylisit e 31 të Kastriotit, ndërsa Apolonia mban vendin e fundit në renditje me 20 pikë. Gara për mbijetesën në Superligë mesa duket do të vazhdojë e fortë deri në fund.

Sfidanti.al