Ka lindur në Kotorr, jo shumë larg kufijve të Shqipërisë, dhe e quan veten serb nga Mali i Zi. Andrija Raduloviç në moshën 18-vjeçare luan për Crvena Zvezdën e Beogradit, dhe për Serbinë U19, ndërsa talenti i tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdhenj. Mediat britanike shkruajnë se lojtarin e krahut e kërkon Mançester Siti, ndërsa më herët për të është interesuar edhe Totenhemi. “Transfermarkt” shkruan se kartoni i tij vlen 1.3 milionë euro, por futja e Sitit në lojë do ta rrisë shumë. Me gjasë, Zvezda mund të fitojë 10 milionë euro nga ky talent, në vazhdën e fitimeve që shkolla ish-jugosllave ka marrë në Kroaci, Serbi apo Bosnjë-Hercegovinë.
Sfidanti.al