Perezi nuk dorëzohet: Klubet nuk ikin dot nga Superliga, i kemi paratë

I akuzuari numër 1 i futbollit europian s’ka ndërmend të heqë dorë nga ideja dhe projekti i tij. Florentino Perez, edhe pse dështoi në lëvizjen e tij për Superligën e Europës, të paktën për momentin, shprehet se planet janë të gjitha në këmbë dhe se të 12 klubet e angazhuara nuk mund të tërhiqen. “Ka kontrata që i lidhin për të qendruar, – thotë presidenti i Realit të Madridit, – disa nga klubet u detyruan të thoshin se do të tërhiqeshin, ndërsa u vunë nën presion, por projekti ecën përpara. Shpresoj se do të realizohet shpejt. Paratë i kemi, pasi Morgani nuk e ka tërhequr financimin prej 4 miliardë eurosh”.

Sfidanti.al