Ka qenë një lojtar shumë i mirë i viteve 90-të, që dha kontribut edhe në kombëtaren gjermane. Mehmet Sholl, ish-ylli i Bajernit me prindër gjermanë dhe turq, hyn në debatin që po zhvillohet rreth ngjarjeve në klubin bavarez, duke u shprehur shumë i shqetësuar. “Shoh se nga Bajerni dalin thashetheme, gënjeshtra, intriga, – u shpreh ai, – ky është një shqetësim i madh i imi për “familjen e Bajernit”. Imagjinoni sesi mund të jetë e ardhmja, Rumenige largohet në fund të vitit, Miro Klose po ashtu do të ikë, ndërsa drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, do të duhet të përballojë zemërimin e tifozëve pas konfliktit të tij me trajnerin Hansi Flik. Nëse ikën edhe Fliku, çfarë mbetet tek Bajerni?
Sfidanti.al