Bajerni dhe Paris SG e dënojnë Superligën Europiane!

Pasi fillimisht u frenuan dhe kundërshtuan të ishin pjesë e “trenit”, dy klubet e shquar të kontinentit kanë hedhur një hap më shumë. Bajerni i Mynihut dhe Paris SG kanë dalë me deklaratë zyrtare dhe publike duke dënuar krijimin e Superligës Europiane. Klubet theksojnë se ky projekt është hedhur poshtë nga anëtarët dhe nga tifozët, ndërsa parizienët shtojnë se “ata që po arratisen janë bazuar vetëm tek interesi vetjak”. Bajerni dhe PSG janë tepër të rëndësishëm pasi vjet ishin finalistët e Championsit dhe premtojnë të vazhdojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, edhe nëse gjigandë si Reali, Barcelona, Liverpuli, Mançester Junajtidi, Juventusi, Milani apo Interi nuk do të jenë më në “apel”. “Futbolli është për të gjithë”, – thuhet në deklaratën franceze.

Sfidanti.al