Rasti “Bejl”, anglezët në ekstrem nga konkurrenca kineze!

Garet Bejl ishte deri vjet transferimi-rekord i futbollit botëror. Rekordi u thye pikërisht në atë vend që fitoi paratë e Realit të Madridit për të lejuar largimin e tij, pra nga Anglia. Ishte Pol Pogba që u bë më i shtrenjti kur Mançester Junajtid shpenzoi afërsisht 120 milionë euro për ta marrë nga Juventusi. Është po ky vend, Anglia, që mund të arrijë në çmenduri edhe më të mëdha, tashmë i shtyrë nga një konkurrencë që vjen nga larg, nga ajo kineze.

Mediat britanike shkruajnë se “steka mund të ngrihet” deri në 200 milionë euro për kartonin e uellsianit, i cili do të fitonte një rrogë tepër të madhe, më të madhe sesa ajo e Mesit apo Ronaldos. Bëhet fjalë për 400 000 euro në javë (sipas standardit të matjes së pagave në Angli), apo “e përkthyer” në pagesë vjetore, rreth 21 milionë euro në sezon. Klubet që përmenden janë Mançester Junajtid dhe Çelsi. Vetëm Kina është në gjendje, sot për sot, që të rivalizojë me këto shifra. Nuk është e lehtë që Bejl të largohet nga Reali, por 200 milionë euro janë tepër shumë edhe për “mbretërit” në Madrid.

Sfidanti.al