Mjaftoi një humbje e vogël, vetëm 0-1, e para në këtë kompeticion që nga viti 2002, që të ndodhte më e keqja. Bregu i Fildishtë, skuadra më e mirë e “kontinentit të zi” prej shumë e shumë vitesh, tashmë është jashtë Kupës së Kombeve të Afrikës. U mposht nga Maroku me golin e shënuar nga Rashid Aliui nga rreth 30 metra larg, në minutën e 64-ët. Ishte rrjeta që zbukuroi një ndeshje aspak të bukur, por tepër të rëndësishme. Bregu i Fildishtë është ende kampioni në fuqi i turneut, derisa të vendoset fituesi i finales së ardhshme.
Në grupin C u kualifikuan Republika Demokratike e Kongos dhe Maroku, në grupin B kaluan Senegali e Tunizia, ndërsa në grupin A u eleminua ekipi i vendit organizator, Gabonit, dhe kapërcyen në raundin e dytë Burkina Faso e Kameruni. Mbeten edhe ndeshjet e grupit D, Egjipt-Ganë dhe Ugandë-Mali për të përcaktuar plotësisht çiftet çeekfinale. Egjipti e Gana luftojnë për vendin e parë sepse janë të kualifikuar. Është pikërisht Egjipti, skuadra me më shumë tituj kampion në Afrikë, plot 7.
Sfidanti.al