Ç’mund të bëjë Europa me Superligën? Ta taksojë masivisht!

Për UEFA-n duket se po ikën një herë e mirë “pula” që bënte “vezë të arta”. Klubet kryesorë të Europës pritet të largohen nga garat e saj dhe të krijojnë një kampionat të ri, pra Superligën e Europës, e cila do të financohet fillimisht nga 3.5 miliardë eurot e dhëna nga banka amerikane JP Morgan. Lufta për pushtet pritet të jetë e madhe, por si gjithmonë është ekonomia ajo që bën ligjet, dhe jo e kundërta, prandaj përfundimi i parashikueshëm është që do të ketë një ndryshim të ligjeve të futbollit për t’iu përshtatur vendimeve të atyre që kanë paratë.

Çfarë mund të bëhet në Europë përballë kësaj “kryengritjeje” të elitave? Nuk mund të ndryshohet parimi, pra liria e sipërmarrjes në të gjitha format e saj, por mund të zbatohet modeli skandinav, që përgjithësisht është zbatuar në futboll edhe në Spanjë, Itali, Francë, Gjermani apo Angli, pra me taksa të larta për rrogat e larta. Një kompeticion që mund të gjenerojë 10 miliardë euro në sezon, padyshim që do të sillte të ardhura të mëdha për arkat e organeve tatimore që mund të përdoreshin pastaj për shtetin social në të gjitha vendet europiane ku do të arkëtoheshin.

Sfidanti.al