Bruklini humb ndeshjen me Majemin, por shqetësohet më shumë për Durantin

Ky basketbollist mund të ishte fare mirë niveli i Antetokumbos, Embijdit, Jokiçit, Hardenit, apo edhe i Lebron Xhejmsit. Kevin Duranti mbetet një nga talentet më të mëdhenj të NBA-së, por fiziku i tij nuk po i përgjigjet nivelit të lojës. Ylli i Bruklinit doli sërish nga fusha i dëmtuar, në ndeshjen e humbur 107-109 ndaj Majemit. Ai doli nga fusha që në minutën e 8-të, dhe deri tani ka humbur 33 ndeshje, një shifër tepër e madhe. Bruklini ka mbledhur disa nga yjet kryesorë të basketbollit amerikan, bashkë me Xhejms Hardenin e Kajri Irvingun, por edhe Lamarkus Olldrixhin apo Blejk Grifinin, ndërsa nga CSKA e Moskës pritet të vijë shënuesi më i mirë i Euroligës, Majk Xhejms.

Sfidanti.al