Le t’i bjerë vlera e kartonit në 12 milionë euro, Rashica është magjik!

Ky mund të jetë vërtet sezoni i fundit tek Verderi dhe disa klube në Europë e kërkojnë, mes të cilëve edhe Aston Vila në Angli. Drejtuesit e klubit nga Birmingami po fërkojnë duart sepse do të kursejnë mjaft para, ndërsa do të marrin po atë lojtar që deshën vjet. Milot Rashica po e mbyll sezonin me gola dhe me formë shumë të mirë për Verderin në Bundesligë, duke shënuar një rrjet mjaft të bukur ndaj Dortmundit këtë të diel. Shqiptari i Kosovës ka qenë i dëmtuar për mjaft javë dhe kjo ka bërë që vlera e kartonit të zbresë nga 35-40 milionë euro, në 12-15 milionë euro, një ulje e ndjeshme. Për një klub anglez të Premier Ligës si Aston Vila, kjo shifër nuk është asgjë, ndërsa problemi i vetëm është konkurrenca. Rashica vjet arriti të shënonte mbi 10 gola, ndërsa këtë edicion ka vetëm 2 rrjeta e 5 asistë në 19 ndeshje të Bundesligës.

Sfidanti.al