Konte është krenar për Interin: Mos më flisni për përforcime

Nuk deshi të ofendonte futbollistët e tij, aq më tepër pas një ndeshjeje heroike në stadiumin “Maradona”. Antonio Konte padyshim që ishte një trajner i lumtur ndërsa ekipi i tij dilte me kokën larg nga shtëpia e Napolit, duke reaguar në mënyrë madhështore për të mos lejuar humbjen. Gazetarët e pyetën sesi mund të përforcohet ky Inter, mos ndoshta duke marrë lojtarë të tjerë? “Të marrim të tjerë? – tha Konte, – le të mendojmë vetëm për të sotmen, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me transferimet. Nuk ka kuptim të flasim sot për blerjet. Dua të them vetëm se jam shumë i lumtur dhe krenar me këta djem, këto kohë janë rritur shumë në çdo aspekt. Eriksen e ka kuptuar futbollin italian, por mund të japë edhe më shumë. Sonte pamë një ekip që e di se çfarë do, që nuk zbehet kurrë, edhe kur ka fatin kundër. Kemi humbur dy pikë ndaj Milanit, por barazimi është i pranueshëm”.

Sfidanti.al