Javier Tebas Medrano, presidenti i La Liga, është propozuar si përfaqësuesi I 30 ligave të futbollit evropian pranë Komitetit Ekzekutiv të UEFA për 4 vitet e ardhshme. Nominimi që është aprovuar tashmë edhe në Komitetin e Delegatëve të La Liga, do të ratifikohet në Kongresin e 45 të Zakonshëm të UEFA e parashikuar të mbahet në 20 prill.
Në këtë mënyrë, Tebas do të jetë përkrah Rubiales që është presidenti aktual i Federatës Spanjolle dhe zv/president i UEFA. Tebas do të marrë vendin e Lars Christer Olsson, presidenti në largim i Ligave Evropiane dhe ish president i Ligës Suedezë të Futbollit. ‘Është një përgjegjësi që e marr përsipër me krenari dhe impenjimin për të vijuar luftën për rritjen e Ligave kombëtare që përfaqësoj, që janë motori i vërtetë i futbollit-komentoi Javier Tebas.
Sfidanti.al