Diletta Leotta dhe Can Yaman nuk do të martohen, të paktën për momentin. Aktori turk e bëri propozimin e tij për martesë për moderatoren italiane me anë të një unaze me vlerë 40 mijë Euro, por bukuroshja siciliane preferoi të mos thotë menjëherë ‘Po’. Ata që janë të mirëinformuar sigurojnë se Diletta është shumë e dashuruar me Can Yaman, por mendon se është ende herët për të menduar për martesë.
Po kështu mësohet se Diletta ka arritur të bindë aktorin që të frenohet përsa i përket martesës që ishte menduar se do të zhvillohej në 16 gusht në ditën e 30 vjetorit të moderatores së DAZN. Por, edhe pse martesa është shtyrë, Diletta Leotta e ka seriozisht këtë lidhje me aktorin 31 vjecar. Can Yaman në fakt është prezantuar në familjen e Dilettas e për më tepër ai ka marrë me qira një apartament në Romë ku do të bashkëjetojë ,e Dilettan që është gati të lërë Milanon për hir të dashurisë. Ndërsa vetë Yaman i tha lamtumirë Turqisë; e ardhmja e tij personale dhe profesionale është në Itali
Sfidanti.al