Daniele De Rossi del nga spitali dhe do të vijojë procesin e rikuperimit në shtëpi. Bashkëpunëtori teknik i Roberto Mancinit te Kombëtarja Italiane ishte shtruar në spital për polmonit të shkaktuar nga Covid në 9 prill, pas vatrës së infektimeve që u krijua te ‘Të Kaltrit’ gjatë periudhës së ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2022
Testet e fundit mjekësore të kryera nga De Rossi në spitalin Spallanzani i siguruan mjekët që lejuan daljen nga spitali të ish mesfushorit që tani është në pritje të negativizmit . Që ditën e hënë drejtori sanitar në spitalin roman, Prof. Vaia i siguroi të gjithë për gjendjen e De Rossit duke shpjeguar se mosha e re dhe fakti që sëmundja u kap në kohë po garantonin një evoluim të qetë të gjendjes së tij.
Sfidanti.al