Natyrisht, nuk është i vetmi, pasi edhe Mançester Junajtidi u soll kështu kur mori Zhoze Murinjon disa vjet më parë. Sidoqoftë, tek Totenhemi duket se po e “bëjnë rrugë”, ndërsa po përgatiten për trajnerin e dytë që u vjen nga Çelsi. Së pari zgjodhën Zhoze Murinjon për të zëvendësuar Maurisio Poçetinon, ndërsa tani mediat italiane shkruajnë se Daniel Levi po mendon për Mauricio Sarrin që të zëvendësojë Murinjon. Edhe italiani drejtoi Blutë e Londrës duke fituar Ligën e Europës në 2019, ndonëse më pas u shkarkua duke mos arritur të fitojë titullin, edhe pse siguroi kualifikimin në Champions. Totenhemit po i ndodh më keq me Murinjon, pasi portugezi është jashtë zonës Champions në Premier Ligë, i eleminuar në Ligën e Europës dhe me shpresën e vetme që mbetet finalja e Kupës së Ligës. Gjithsesi, Rai Sport njofton se Sarrin e dëshiron edhe Napoli.
Sfidanti.al