Ka pasur edhe dy ndeshje të tilla më parë në këtë stadium, të cilin Jurgen Klopi e shau pa masë. “Alfredo Di Stefano”, siç quhet në Madrid “miniestadi”, do të presë El Klasikon mes Realit e Barcelonës këtë të shtunë dhe aty është luajtur edhe më parë veçse nga ekipet e dyta të filialeve, ndërsa dueli jepet shumë i rëndësishëm për fatin e sezonit. Arbitri Mateu Lahoz do të drejtojë një ndeshje ku Barcelona jepet favorite. Jepen 100 euro për fitoren e Realit dhe 75 për fitoren e katalanasve. Kuota e Barçës është 2.3, fitorja e Realit jepet 2.95 dhe barazimi 3.85. Vendasit nuk kanë Varanin, Ramosin, Karvahalin, ndërsa Hazar është në dyshim. Valverde mund të kthehet. Tek Barcelona mungojnë Kutinjo, Ansu Fati, Neto, por ka dyshime për Pikenë.
Sfidanti.al