Swansea bojkoton rrjetet sociale për të luftuar racizmin

Që nga dita e enjte për një javë të tërë, Swansea bojkoton rrjetet sociale. Ky është vendimi i marrë nga Sëansea, klubi uellsian që është pjesë e Championship në Angli, si formë proteste për abuzimet dhe diskriminimet raciste kundrejt disa prej futbollistëve të saj të kryera nga ‘haters-at’ dhe ‘bishat e tastierës’.

Swansea vendosi që të japë një sinjal të fortë duke bojkotuar rrjetet sociale sic e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate. Bojkoti nisi në orën 18: 00 të së enjtes dhe do të zgjasë deri deri në 15 prill ë kësaj kohe dhe gjatasnjë futbollist i skuadrës së parë, të ekipeve të të rinjve dhe futbolliste si dhe teknikët e drejtuesit, nuk do të bëjnë postime në platformat sociale dhe do të jenë në heshtje edhe profilet e klubit. Njoftimet e klubit uellsian do të publikohen vetëm në faqen zyrtare të internetit.

Sfidanti.al