Pas Dinamos së Zagrebit, surpriza e Ligës së Europës është Sllavia e Pragës

Klubi nga Çekia është një lavdi për ato anë të zonës qendrore të kontinentit. Themeluar shumë herët, në 1892, sot ka 129 vjet jetë dhe kuqebardhët (Çervenobili) duan të jenë në lartësinë e emrit të tyre. Sllavia e Pragës ka zëvendësuar Dinamon e Zagrebit si surpriza e sezonit në Ligën e Europës, ndërsa barazimi 1-1 në fushën e Arsenalit ia ka hapur pjesërisht dyert për në gjysmëfinale.

Goli i shënuar nga Tomas Holes në minutën e 4-ët shtesë barazoi goditjen e Pepes (86’) dhe ndonëse nuk përfaqëson rezultatin e drejtë të ndeshje, ku Arsenali pati epërsi, konfirmon forcën e karakterit të çekëve. Flasim për një duel mes të pabarabartëve pasi gjithë vlera e ekipit të Sllavias arrin në 63 milionë euro sipas “transfermarktit”. Lojtarët më të shtrenjë janë Abdallah Sima që vlen 8 milionë, Peter Olajinka (ish-Skënderbeu) 6 milionë dhe portieri Ondrzej Kolar (për momentin i dëmtuar) ka karton 7.5 milionë euro.

Arsenali vlen plot 549 milionë euro, që do të thotë gati 9-10 herë më shumë. Nga lojtarët londinezë, Saka është 60 milionë, Odegard 40 milionë, Partej 45 milionë, Nikolas Pepe 38 milionë, Obamejang e Lakazetë nga 35 milionë. Gjithsesi, këto diferenca nuk luajtën rol të paktën në rezultat dhe në stadiumin e Pragës do të jetë një ndeshje shumë e tensionuar. Sllavia ka qenë edhe më parë në çerekfinale të Ligës së Europës, eleminuar nga Çelsi në 2019, ndërsa maksimumin e ka gjysmëfinalen e Kupës UEFA në 1996 eleminuar nga Bordoja e Francës me Zinedin Zidanin në ekip, që humbi pastaj finalen me Bajernin.

Sfidanti.al