Juventus e arkivon derbin e Torinos me skuadrën granata në barazim, një rezultat që komplikon planet për Ligën e Kampioneve të Andrea Pirlos. Në javën e 29 të kampionatit italian, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 me Torinon dhe tani e shohin veten të parakalohen nga Atalanta në klasifikimin e kampionatit italian, ndërkohë që edhe Napoli i barazoi me 56 pikë.
Në stadiumin Olimpik, ishte Juventus që hapi serinë e golave në këtë ndeshje me anë të Enrico Chiesas, por Torino u kundërpërgjigj me Toni Sanabrian që barazpo në minutën e 27, ndërsa në të 46 ky sulmues shënoi edhe golin e përmbysjes së rezultatit në 2-1 për skuadrën granata. Kur kishin mbetur 9 minuta nga fundi I ndeshjet, Cristiano Ronaldo shpëtoi nderin e Zonjës së Vjetër duke vendosur gjithcka në ekuilibër dhe ndeshja u mbyll 2-2
Sfidanti.al