Vetëm një skuadër mori tri pikët dhe bashkë me edhe kreun. Teuta doli më e fituara nga dueli I dyfishtë I Superligës, duke mundur Laçin në Durrës e duke përfituar nga barazimi I Vllaznisë në Shkodër me Partizanin. Goli I shënuar në minutat e fundit nga Devi Bregu bëri që ekipi I trajnerit Edi Martini të kapte shkodranët në sasinë e pikëve, duke qenë të dyja skuadrat në majë të tabelës. Durrsakët besohet se e merituan suksesin duke pasur më shumë raste për shënim, dhe duke pretenduar edhe dy herë për penallti. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro nuk arritën ta luanin këtë sfidë ashtu siç duhej, madje kanë pasur lëkundje kohët e fundit duke ndjerë ndoshta presionin e kandidatit për titull.
Në “Loro Boriçi” mund të thuhet se barazimi pa gola ishte I drejtë, ndërsa Partizani luajti më mirë në pjesën e parë, dhe vendasit u përgjigjën pas pushimit. Me të dyja skuadrat që patën frikë se mos humbisnin, ishte e vështirë të arrihej fitorja, ndonëse trajnerët Brdariç e Daja bënë zëvendësime dhe tentuan për të marrë tripikëshin. Barazimi bëri që Vllaznia të ndajë tani kreun me Teutën, ndërsa kryeqytetasit të barazoheshin me Laçin. Diferenca mes katër ekipeve të kreut është sërish dy pikë, pasi shkodranët e durrsakët kanë nga 46, e Partizani me kurbinasit nga 44.