Ndoshta Mino Raiola dhe Alf-Inge Halandi bënë një gabim në llogaritje kur zgjodhën të shkonin fillimisht në Spanjë. Dakord, Barcelona dhe Reali mund të jenë “adresat” më të tërheqëse për Erling Halandin, por ja që kemi koronavirusin ende “nëpër këmbë” dhe lajmet janë që pasi shkuan në Spanjë, ata duhet të presin për të udhëtuar drejt Anglisë. Qeveria britanik thotë se duhet karantinim 2-javor për të gjithë ata që vijnë nga Spanja në Mbretërinë e Bashkuar. Përjashtimi i vetëm është për yjet e sportit kur ata kanë ndeshje. Në Angli ka klube të interesuar për Halandin, si Çelsi, Mançester Junajtidi e Mançester Siti madje thuhet edhe Liverpuli.
Sfidanti.al