Liverpool do të përfitojë një injeksion financiar prej 638 milionë Eurosh

Liverpool nuk është në një moment të mirë në aspektin sportive dhe ekonomik. Në  aspektin sportiv, The Reds është në vendin e 7 në Premier League dhe tani po shihet si një mundësi reale që kjo skuadër të mos kualifikohet për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, ndërsa përsa u përket financave, Liverpool ka regjistruar një humbje prej 141 milionë Eurosh gjatë pandemisë Covid-19

Por situata mund të ndryshojë shpejt, të paktën në anën ekonomike të klubit. Pronarët e Liverpool do të përfitojnë një injeksion financiar prej 638 milionë Eurosh nga RedBird Capital Partners, një lëvizje kjo që pritet të lejojë klubin që të vijojë me planet e tij për të zgjeruar markën dhe të sigurojë stabilitet financiar. Vlera e FSG që ka në pronësi edhe klubin e bejzbollit Boston Red Sox dhe që bleu Liverpolin në 2010, është 7.3 miliardë Dollarë.

Sfidanti.al