Barcelona mendon sërish për Lautaro Martinez, por nëse dështon opsioni Haaland

Barcelona e ka seriozisht për Erling Haaland dhe e ka bërë atë objektivin kryesor të merkatos, por drejtuesit e klubit katalanas janë të ndërgjegjshëm oër vështirësitë e tratativave me Borussia Dortmund për sulmuesin norvegjez që kërkohëet nga klubet më të rëndësishëm të Evropës.

Sipas të përditshmes ‘Sport’, alternativa e talentit norvegjez është Lautaro Martinez, një dëshirë e hershme e klubit katalanas. Kontaktet me personat rreth sulmuesit argjentinas janë mbajtur dhe futbollisti tundohet nga hipoteza për të luajtur në Camp Nou nëse Messi do të vendosë që të qëndrojë në Katalonjë.

Interi, që po përballet më një situatë ekonomike delikate, mund të jetë I detyruar të shesë yllin e tij edhe për më pak se 111 milionë Euro që është klauzola e zgjidhjes së kontratës. Por në këtë pikë problemi qëndron te trajneri Koeman dhe një pjesë e drejtuesve të Barcelonës që nuk e pëlqejnë shumë argjentinasin

Sfidanti.al