Tashmë e dinë rrugën që duhet të bëjnë ndërsa do të luajnë ndeshjen e fundit përpara finales së Kupës së Shqipërisë. Në gjysmëfinale, me një sfidë të vetme, do të vihen përballë Vllaznia-Laçi e Teuta-Skënderbeu. Lojrat janë planifikuar për në 14 prill. Normalisht që vendasit kanë një avantazh sepse do të luajnë në stadiumet e tyre, sidomos Teuta që duket në letër skuadër më e fortë se Skënderbeu. Sa për Laçin, ekipi i Shpëtim Duros ka treguar se di të fitojë edhe në “Loro Boriçi”, aq më tepër që spektatorë vazhdon të mos ketë. Shkodranët do të kenë mundësi të luftojnë të paktën për një trofe, nëse gjërat në kampionat nuk shkojnë siç duhet, ndonëse edhe aty janë për momentin në vendin e parë.
Sfidanti.al