Agjenti I Erling Haaland, Mino Raiola dhe babau I futbollistit nuk u larguan nga Spanja pas takimit me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, por fluturuan drejt Madridit për të takuar drejtuesit e Real Madrid, dicka që u konfirmua nga mediat madrilene.
Haaland Sr dhe Raiola, rreth orës 14:00 të së enjtes zbritën në aeroportin e Barajas dhe rreth orës 16:00 takuan drejtuesit e Los Blancos. Reali i Madridit ashtu sikurse edhe Barcelona janë shumë të interesuara për talentin e Borussias së Dortmundit që po ecën me një mesatare prej 1 gol për ndeshje.
Por përfaqësuesit e norvegjezit kanë marrë një ofertë edhe nga Manchester City dhe tani do të vlerësojnë se cilat prej propozime do të jenë më avantazhuese.E vetmja gjë e sigurt për momentin është se Haaland në fund të sezonit duket se do të largohet nga Borussia Dortmund
Sfidanti.al