‘Kritikat? Sigurisht që të lodhin sidomos kur luan për një klub të vendit tënd dhe jep gjithcka për kombëtaren tënde. Vjen një pikë dhe dikush lodhet’-Kjo është deklarata e fortë e bërë nga Kylian Mbappe për radion Rtl pas fitores së Francës me Bosnjen në kualifikueset e Botërorit të 2022.
‘Është ndryshe me futbollistët që luajnë jashtë që kthehen në Francë vetëm për kombëtaren-shtoi Mbappe-unë jam gjithnjë këtu, kështu që për mua flitet shumë. Por e dija këtë kontekts kur firmosa me PSG’.
I pyetur për një të ardhme të mundshme te Reali i Madridit, Mbappe tha: ‘Të shohim. Sigurisht që edhe kritikat do të kenë peshën e tyre. Por nuk është vetëm kjo, Gjëja më e rëndësishme është që të ndihesh mirë ku je dhe të argëtohesh cdo ditë’.
Në fund foli për rinovimin e tij me Paris Saint Germainin.
‘Po të ishim në fazë të avancuar do të kisha folur. Do ta bëj kur të kem vendosur-tha Kylian Mbappe
Sfidanti.al