Maverick Vinales fiton garën e parë të sezonit në MotoGP në Katar në pistën e Losailit. Piloti spanjoll i Yamahas zyrtare e mbylli këtë garë hapëse të kampionatit ku mungoi sërish marc Marquez, përpara Johan Zarco dhe Francesco Bagnaia me italianin që u nis nga pole position për ta mbyllur garën në shkallën e tretë të podiumit.
Nuk shkoi më shyumë se vendi i katërt, kampioni i botës Joan Mir, ndërkohë që për Yamaha petronas të Rossit e Franco Morbidellit gara rezultoi e komplikuar me italianët që u renditën respektivisht në vendin e e 12 dhe të 18
Përsa i përket pilotit tjetër të Yamahas, Fabio Quartararo u rendit në vendin e pestë, ndërkohë që në dhjetëshen e pilotëve më të mirë të Cmimit të Madh të Katarit ishin edhe Rins, e Aleix e Pol Espargaro, Jack Miller dhe Enea Bastianini.
Sfidanti.al