Uzbekistan, Shomurodov prek një tifoz të moshuar: Ja fanela ime!

Eldor Shomurodov ia doli të bëjë realitet ëndrrën e një tifozi dhe e preku. Në javët e kaluara, sulmuesi I Genoas kishte marrë një letër me shumë komplimenta dhe me një kërkesë; fanelën e futbollistit me autograf. Kështu Eldor  përpara se të zbriste në fushën e lojës e ndeshjen historike të rikthimit të tifozëve në fushë të Uzbekistanit kunder Ganës U21 e fituar 2-1, takoi tifozin e moshuar dhe i dhuroi fanelën me numrin 14.

Edhe pse u rikthyen në stadium pas një kohe të gjatë, tifozët uzbekë treguan se nuk e kishin harruar si të mbështesnin përfaqësuesen e vendit të tyre dhe të këndonin në unison

Sfidanti.al