Marash Kumbulla rrëfehet për të përditshmen ‘Telegraph’ dhe tregon sezonin e tij të parë te Roma që u kushtëzua jo pak nga Covid-19 sëmundje të cilën ai arriti ta kalojë
‘Ditën e parë ndihesha i lodhur, pa simptoma të tjera-tregon Kumbulla-por kur kthehesh në stërvitje pasi ke kaluar coronavirusin nuk është e lehtë. Ke nevojë të rinisësh së vrapuari dhe nuk është e lehtë ta bësh këtë me intensitet të madh. Përfundimisht ndryshoi sezonin tim, në ndeshjen e parë të luajtur pas Covidit ndihesha shumë i lodhur’
Më pas Kumbulla foli për kalimin e tij te Roma dhe ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League.
‘Vitin e kaluar preferova të qëndroja në Itali për të luajtur me një prej klubeve më të rëndësishme të Serie A dhe bëra zgjedhjen e duhur-shtoi Kumbulla-jam në një klub me shumë traditë dhe tifozë fantastikë dhe me një projekt ambicioz. Por Premier League është një prej kampionateve të mi të preferuar, kështu që në të ardhmenm, përse jo? Kurrë mos thuaj kurrë’.
Sfidanti.al