Mercedesi tallet me Red Bullin: Makina jonë të bën me krahë!

Zakonisht “gallata” të tilla bëhen nga tifozët, por këtë herë rrjetet sociale i bëri “viralë” një skuadër kaq serioze sa Mercedes Benci. Kampionët në fuqi të Formula 1, madje fitues të 7 titujve të fundit, ishin euforikë pasi Ljuis Hamilton përballoi sfidën e Maks Verstapenit në Çmimin e Madh të Bahreinit duke fituar garën e parë të sezonit të ri të Kampionatit Botëror. Pas kësaj, Mercedesi nuk u përmbajt pa bërë një shaka në Tuiter. “(Makina jonë) AMG të bën me krahë”, – shkruajtën në faqen zyrtare të skuadrës gjermane, duke kopjuar parullën e famshme të kompanisë austriake, “Red Bulli” të bën me krahë”!

Sfidanti.al