Kualifikueset e Botërorit, Spanja fitore me përmbysje ndaj Gjeorgjisë

Spanja mund të kishte regjistruar barazimin e dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit pas atij me Greqinë, por në stadiumin Boris Paichadze në Tbilisi, La Roja ia doli të marrë 3 pikë të cmuara në minutat shtesë të saj. Në këtë ndeshje La Roja  jo vetëm që e pati të vështirë që të godasë gjeorgjianët, por e pësoi vetë e para. Në minutën e 44 skuadra baltike mori avantazhin me Kvaratskhelia pas një pasimi të Kiteishvili.

Pas pushimit të ndeshjes, Spanja rivendosi ekuilibrin me Ferran Torres që shënoi pas një aksioni të nisur nga  e majta nga Jordi Alba që gjeti Moratën dhe më pas erdhi Ferran Torres për të shënuar golin e barazimit në 1-1. Edhe pas këtij goli, gjërat ishin të vështira për skuadrën e Luis Enriques që gjithsesi në minutën e 92 shënoi edhe golin e fitores 2-1 me Dani Olmon pas një assist të Jordi Albës.

Sfidanti.al