Portieri mund të bëhet gati për ndeshjen e vështirë të Serisë A ndaj Bolonjës, ndërsa zikaltërit duan të mbyllin sezonin në vendin e parë. Një shpërthim i papritur i rasteve të koronavirusit në skuadër bëri që disa futbollistë të izoloheshin dhe ta vendosnin në vështirësi trajnerin Konte, por tani gjendja po ndryshon. Samir Handanoviç ka dalë negativ në testin e radhës për Kovidin dhe do të jetë pjesë e ekipit. Mbeten pozitivë, sidoqoftë, De Vraj, Vesino dhe D’Ambrozio, pra Konte do të ketë disa probleme, sidomos në qendër të mbrojtjes. Lajmi për “Handën” mund të quhet i keq vetëm për portierin e dytë, rumunin Ionut Radu, i cili do të kishte bërë debutimin sezonal në rast se slloveni do të kishte mbetur i infektuar.
Sfidanti.al